February 4, 2026
1 min read

Zyrtare: Ballkani përforcohet me ish-reprezentuesin e Gambisë

FC Ballkani ka zyrtarizuar afrimin e Ebrima Gaye, i cili është përforcimi më i ri i repartit ofensiv.

Sulmuesi nga Gambia vjen nga klubi BST Galaxy, ku ka treguar formë të mirë gjatë këtij sezoni.

Gaye posedon edhe përvojë ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e kombëtares së Gambisë, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Senegal.

Me këtë transferim, Ballkani synon të rrisë konkurrencën dhe forcën në fazën sulmuese për vazhdimësinë e sezonit.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop