KF Prishtina e Re ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin qendror Arbër Prekazi, një lojtar me karrierë të pasur dhe përvojë të gjerë në futbollin vendor.
Eksperienca dhe aftësitë e tij pritet të jenë ndihmë e madhe për skuadrën, duke sjellë stabilitet, siguri dhe maturi në repartin defensiv.
Gjatë karrierës, Prekazi ka luajtur për ekipe si KEK-u, Trepça, Vushtrri, Hajvalia, Besa Pejë, Balkan, Gjilan dhe Malisheva, ndërsa së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli 74.