February 4, 2026
1 min read

Trepça e demolon Borën, një hap i madh drejt finales në Kupë

As Bora nuk mundi t’ia lë shenjë kampionëve të Kosovës në Mitrovicë.

Trepça e ka fituar me rezultat 87-64, përballjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës, duke ia bërë kryeqytetasëve të rinj, thuajse të pamundur përmbysjen në ballafaqimin e dytë.

Me 19 pikë, tetë kërcime e dy asistime, Mustapha Amzil shkëlqeu për “Minatorët” në ndeshjen e sotme.

Nga radhët e mysafirëve, Tyler Cheese dhe Lance Thomas, kontribuan me nga 17 pikë.

Nga ana tjetër, Bashkimi në Prizren ka fituar ndaj Sigal Prishtinës (83-67), andaj nëse nuk ndodh ndonjë befasi në betejat kthyese, mitrovicasit dhe prizrenasit do të luftojnë për ta fituar Kupën e Kosovës në basketboll.

May be a graphic of basketball and text that says 'GJYSỄMFINALJAE GJYSEMP KUPESSẼ KUPESSEKOSOVES KOSOVES 87:64 64 87 TREPÇA KB BORA DESHL M ALESTRAMINATORLMITROVICH IMITROVIC'

Latest from Blog

Go toTop