Një 40-vjeçar ëshë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan – Kamenicë.
I plagosuri në këtë rast është Arsim Krasniqi nga një fshat i Kamenicës.
Burimet poashtu bëjnë me dije se i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe është në gjendje të rëndë.
Sipas po të njëjtave burime, ai është duke u përgatitur për ndërhyrje kirurgjike në sallën e Qendrës Emergjente nga ekipët e Ortopedisë, Kirurgjisë Vaskulare dhe Anestezionit.