February 5, 2026
1 min read

A e ka koalicioni fitues një emër për president? Flet Mimoza Kusari-Lila

ë enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar është Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga minoriteti serb, vendim ky të cilin koalicioni fitues është shprehur se nuk do ta pranojë.

Gjithashtu, me Kusari-Lilën do të flitet edhe për certifikimin e rezultateve nga komisioni Qendror Zgjedhor, formimin e institucioneve të reja, si dhe për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

  • A do ta pranojë koalicioni fitues vendimin e Kushtetueses?
  • A e ka koalicioni fitues një emër për president?
  • A do ta zgjidhë VV-ja çështjen e presidentit pa marrëveshje politike?
  • Cilat janë gjasat për zgjerim të koalicionit, pikërisht edhe për t’i grumbulluar votat për presidentin?
  • A mund të ketë sërish zgjedhje të reja?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

Latest from Blog

Go toTop