Njëra ndër garat më të mëdha të vitit në sportin e xhudos, do të mbahet më 07 dhe 08 shkurt 2026, në Paris të Francës.
Paris Grand Slam do të mbledhë 499 garues, nga 80 shtete dhe 6 kontinente, garë e cila ndiqet nga mijëra shikues çdo vit.
Kosova do të përfaqësohet nga: Erza Muminoviq (-48 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), dhe Akil Gjakova (-73 kg).
Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.