February 6, 2026
1 min read

Hoxhaj takohet me kryeparlamentarin ukrainas, flasin për njohjen e Kosovës

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin e Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, gjatë qëndrimit në Uashington.

Në postimin e tij në Facebook, deputeti i zgjedhur i PDK-së ka theksuar rëndësinë e njohjes dhe fuqizimit të lidhjeve diplomatike, duke i cilësuar ato si prioritet kryesor për popujt dhe shtetet e Kosovës dhe Ukrainës.

” Njohja dhe fuqizimi i lidhjeve diplomatike qëndrojnë prioritet kryesor për popujt dhe shtetet tona”, ka shkruar ai.

Enver Hoxhaj po qëndron në Uashington D.C që disa ditë ku ka takuar kongresistë amerikanë dhe zyrtarë të tjerë evropianë që kanë marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë.

Ai ditë më parë pati edhe fjalim në Kongresin Amerikan, ku kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Latest from Blog

Mot i mirë edhe gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me mot të mirë, me intervale të gjata me diell. Në njoftimin e këtij instituti thuhet se
Go toTop