October 21, 2026
1 min read

Tensione të forta në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë dhe policisë

Protesta para Kryeministrisë në Tiranë është përshkallëzuar në tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht bomba molotov në drejtim të godinës së institucionit.

Situata është tensionuar edhe më tej pak minuta më parë, kur molotovët janë hedhur edhe drejt efektivëve të Policisë së Shtetit, të pozicionuar brenda perimetrit të Kryeministrisë.

Ndërkohë, pritet përforcimi i pranisë policore në zonë. Autoboti me ujë po afrohet pranë protestuesve, me qëllim shpërndarjen e turmës.

Deri në këto momente, efektivët e policisë nuk u kanë drejtuar thirrje protestuesve për shpërndarje.

Pas shpërthimit të zjarreve nga hedhja e molotovëve, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Latest from Blog

Go toTop