February 9, 2026
1 min read

Intervistime të reja për dallavere me vota nisin sot në këto komuna

Sot pritet të nisin intervistimet në disa komuna të Kosovës në kuadër të hetimeve për dyshime mbi manipulimin e rezultateve zgjedhore.

Burimet bëjnë të ditur se intervistimet lidhur me keqpërdorime të mundshme të votave do të zhvillohen në komunat e Drenasit dhe Dragashit.

Sipas burimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë do të marrë në pyetje persona të dyshuar në Drenas, ndërsa Policia Rajonale e Prizrenit do të realizojë intervistime edhe në Komunën e Dragashit.

Latest from Blog

Mot i mirë edhe gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me mot të mirë, me intervale të gjata me diell. Në njoftimin e këtij instituti thuhet se
Go toTop