February 9, 2026
1 min read

E dhimbshme: Vdes mësimdhënësi nga Vushtrria, Selami Zeqiri

Ka vdekur mësimdhënësi i biologjisë nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Pantinë, Selami Zeqiri.

Ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi tha se Zeqiri do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar ai në telegramin e ngushëllimit.

Latest from Blog

Mot i mirë edhe gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me mot të mirë, me intervale të gjata me diell. Në njoftimin e këtij instituti thuhet se
Go toTop