February 12, 2026
1 min read

Nga mbledhja e Qeverisë, Kurti lavdëron ekipin: Do të jeni kabineti më i suksesshëm

Në nisje të seancës së sotme, kryeministri Albin Kurti prezantoi ministrat e rinj të Qeverisë Kurti 3 dhe foli për prioritetet e kabinetit qeveritar.

Ai njoftoi se Qeveria po punon për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kishin mbetur pezull pas shpërndarjes së Kuvendit në nëntor të vitit të kaluar, përfshirë:

Një marrëveshje për Bashkimin Evropian me vlerë 800.82 milionë euro.

Tri marrëveshje me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro.

“Kuvendi i dhjetë i konstituar dje dhe me votën tuaj sot po i jep vendit një mundësi tjetër për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare”,  tha Kurti.

Po ashtu, kryeministri prezantoi edhe projektligjin për buxhetin e vitit 2026, i cili kap vlerën prej 4 miliardë euro, ku për komunat e Kosovës janë parashikuar 870 milionë euro.

Buxheti përfshin:

Pagesën e pagës së 13 për punonjësit e sektorit publik, e cila do të fillojë sapo ligji të hyjë në fuqi.

Rritjen e shtesës për përvojën e punës nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para, duke reflektuar përvojën e punonjësve.

Shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, deri në miratimin e ligjit të ri për tatimin në pronë dhe konsolidimin me komunat.

Kurti theksoi se, pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë, janë në hapin e tretë për miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe është i gatshëm të nisë diskutime me subjektet e tjera politike për çështjet që lidhen me Presidencën.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop