February 18, 2026
1 min read

Selimi: Prokuroria do duhej ta kuptonte se kurdo që të kthehem, unë do kthehem në Kosovën e lirë

Rexhep Selimi ka folur për kërkesën e Prokurorisë për dënim më 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se ky dënim mund t’i ndalojë ata përgjithmonë që të kthehen në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, ZPS-ja do duhej ta kuptonte se kurdo që të kthehej ai, do kthehej në Kosovën e lirë.

“Prokuroria në dosjen e saj përfundimtare kërkon dënime jashtëzakonisht të rënda. Aq të gjata saqë në thelb synojnë të na ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë. Koha se kur të kthehem në Kosovë, tash e tutje është në duart tuaja, por Prokuroria do duhej ta kuptonte, se kurdo që të kthehem, unë do kthehem në Kosovën e lirë”, tha Selimi.

Latest from Blog

Mot i mirë edhe gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me mot të mirë, me intervale të gjata me diell. Në njoftimin e këtij instituti thuhet se
Go toTop