February 19, 2026
1 min read

Ambasadori gjerman për Dhomat e Specializuara: Presim vendime të drejta dhe të pavarura

Ambasadori gjerman në Kosovë Rainer Rudolph, ka deklaruar se pritshmëritë lidhur me punën e Dhomave të Specializuara në Hagë janë që proceset gjyqësore të përmbyllen me vendime të drejta dhe të pranueshme për të gjithë palët.

Në emisionin “Politiko”, ambasadori u shpreh se pret që vendimet e fazës përfundimtare ndaj ish-komandantëve të UÇK-së të jenë rezultat i një procesi të pavarur dhe të drejtë gjyqësor.

“Shpresoj dhe pres që të ketë vendime të drejta dhe që këto vendime të pranohen nga të gjithë si vendime të një gjykate të pavarur”, ka deklaruar Rudolph.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop