February 19, 2026
1 min read

Presidentja Osmani ndan pamje nga takimi i parë i Bordit të Paqes 

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga pjesëmarrja e saj në takimin e parë të Bordit të Paqes, iniciativë kjo e presidentit amerikan, Donald Trump.

Osmani, në Washington po merr pjesë në Bordin e Paqes bashkë me liderë të tjerë botërorë, përfshirë këtu kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Në Washington DC, para takimit inaugurues të Bordit të Paqes me Presidentin Trump dhe liderë të tjerë botërorë, për t’i avancuar përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, ka shkruar e para e shtetit.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop