February 23, 2026
1 min read

E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete mbrëmë në Spitalin e Mitrovicës

Arlind Rudhani është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Mitrovicës.

Ai u transportua nga Kçiqi për në spital, por fatkeqësisht humbi betejën me jetën.

Familjarët e të ndjerit kanë shkruar për vdekjen dhe humbjen e madhe që kanë pësuar, megjithatë nuk është bërë e ditur dita dhe koha e varrimit.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop