February 24, 2026
1 min read

Gjilan: Kapet një burrë duke transportuar ilegalisht drunj

Policia e Kosovës ka zbuluar një transport ilegal të drurëve në Malishevë të Gjilanit.

Sipas njoftimit zyrtar, traktori që e voziste i dyshuari ishte i ngarkuar me drunj që nuk posedonin dokumentacion përcjellës.

Drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në ekonominë pyjore.

“Njësiti policor ka ndaluar një traktor të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili në të kishte të ngarkuar dru për të cilat nuk posedonte dokumentacion përcjellës. Drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në ekonominë pyjore. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Latest from Blog

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026. Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë
Go toTop