March 11, 2026
1 min read

Denigrimi ndaj presidentes, i papranueshëm, thotë Haziri

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri e ka cilësuar të papranueshme, siç e quajti ai, denigrimin dhe fushatën ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Të martën, në emisionin “DPT te Fidani”, Haziri tha se është e qartë që është organizuar një fushatë kundër presidentes.

“Ajo që po ndodh ditëve të fundit në raport me emrin e saj dhe detyrën e saj si presidente, është e papranueshme. Denigrimi dhe kjo fushatë që po shihet që është e organizuar kundër saj është e papranueshme, edhe gjuha, edhe metoda edhe forma”, tha Haziri.

Latest from Blog

Go toTop