Bardhyl Meta nga LDK-ja, ka thënë se Vjosa Osmani e ka parë që Hugo Chavezi është i vërtetë.
Në vitin 2019, Vjosa Osmani e kishte krahasaur Albin Kurtin me ish-liderin e Venezuelas Hugo Chavez, që njihej për qeverisje autoritare.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se Osmani i ka mirëmbajtur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, në çështje të brendshme, thotë ai, Osmani nuk e ka kryer detyrën si duhet.
“Tash me gjasë e ka kuptuar që Chavezi është e vërtetë, ndoshta atëherë e ka marrë veç slogan”, ka thënë ai. /Gazeta Express