Sunay Kurtulus, aktori i serialit ‘Yeralti’, në të cilin luan rolin e Adnanit, ditëve të fundit po përmendet jo për gjëra të mira.
Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke dal nga shtëpia e modeles turke, Ayşegül Eraslan, 1 orë para se të mësohet për vdekjen e saj.
Kurtulus u ftua në stacionin policor, për të dhënë deklaratë lidhur me këto pamje.
Ai ka thënë se me Aysegulin është takuar dy herë të shtëpia e saj dhe njihen që tre jave.
Gjatë deklaratës, Sunay ka treguar se gjatë kohës sa qëndronin në shtëpinë e saj, në kohën duke pirë çaj, në formë shakaje modelja e kishte goditur me një shuplakë atë, e pastaj ai ia kishte tërhequr vërejten duke i thënë se nuk i pëlqejnë shakatë e tilla, shkruan Miliyet, transmeton Demantim News.
Po ashtu, aktori tregoi se pas takimit të dytë, që i bie të jetë i fundit, ai sapo kishte dal nga shtëpia e saj, e kishte bllokuar Aysegulin kudo në rrjetet sociale.
Kjo deklaratë e tij lë pikëpyetje të mëdha, mirëpo, edhe avokatët e aktorit kanë çuar dëshmi të mjaftueshme që Sunay nuk ka të bëj asgjë me vdekjen e modeles.
Deri në përfundim të hetimeve, Sunay mbetet vetëm si i dyshuar.

