March 19, 2026
1 min read

Lirohet Gjesti, do mbrohet në liri

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një javë pasi u ndalua.

Gjesti do të mbrohet në liri, ndërsa ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e këtij vendimi, thuhet tutje në dokumentin.

Avokatët Artan Qerkini dhe Burim Azemi që janë marrë me mbrojtjen e artistit, me paraburgimin e tij, kanë konsideruar se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale.

Latest from Blog

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në Prizren. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:31 në afërsi të hyrjes së spitalit atje. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin
Go toTop