by
March 25, 2026
1 min read

Ish-polici Rrecaj: Të gjitha stacionet policore janë në gjendje të rëndë

Inspektorët sanitarë gjatë ditës së hënë kanë kryer kontrolle në kampin e Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në veri të Mitrovicës.

Kjo pas raportimeve për gjendjen e rëndë në të cilën zyrtarët policorë thuhet se punojnë dhe qëndrojnë.

Klan Kosova ka mësuar ekskluzivisht se në disa hapësira të kampit është ndaluar veprimtaria.

Gazetarja e “Vox Kosova”, Doruntina Bylykbashi në emisionin “Ora Shtatë”, tha se pavarësisht ndarjeve buxhetore, investime në këtë kamp nuk janë kryer.

Ndërsa avokati, njëkohësisht ish-polic, Visar Rrecaj tha se zyrtarët policorë nuk i potencojnë kushtet e këqija, pasi siç tha ai, ata rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve.

“Sa i përket zyrtarëve policorë, deri te drejtori i përgjithshëm, ata nuk e kanë një të drejtë që me dalë dhe me thënë që ‘ne i kemi kushtet shumë keq’, ata e kanë për obligim me shërby, qoftë edhe me kushte të këqija, ata rrezikojnë jetën, dhe nuk dalin të thonë që kushtet i kanë të këqija”, tha Rrecaj në Klan Kosova.

Pos tjerash, ish-polici tha se gjendje e ngjashme është në të gjitha stacionet policore të Kosovës.

Detaje nga ky rast ka ndarë edhe gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

“Aq sa kemi marrë vesh nga kontrolli i kryer është gjetur një, gjendja e keqe, papastërti e madhe e mungesë e kushteve për funksionim në atë pjesë. Megjithatë, ne do të tentojmë nga burime tona që mësojmë më shumë nga këto raporte”, tha ajo.

Latest from Blog

Go toTop