October 20, 2026
1 min read

Dyshohet se keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar në kopshtin në Fier, nëna e tij dyshohet se e dhunoi edukatoren

Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier dhe nëna e një fëmije 4-vjeçar janë proceduar penalisht nga Policia, pas një rasti ku dyshohet se janë përfshirë në veprime të dhunshme ndaj njëra-tjetrës.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Fierit kanë nisur procedurat penale ndaj dy shtetaseve, me inicialet E. P., 44 vjeçe, e punësuar si edukatore, dhe E. L., 29 vjeçe, nëna e fëmijës. Të dyja banojnë në Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se edukatorja 44-vjeçare ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar brenda ambienteve të kopshtit.

Ndërkohë, sipas dyshimeve të ngritura nga hetuesit, nëna e të miturit ka reaguar duke ushtruar dhunë ndaj edukatores.

Policia po trajton rastin për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë e secilës prej personave të përfshirë.

Latest from Blog

Go toTop