March 25, 2026
1 min read

Çmimet e naftës, Tahiri tregon se çka i tha Kusari-Lilës në takim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për çështjen e çmimeve të naftës në vend.

Ai ka zbuluar edhe detaje nga një takim që ka zhvilluar me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.

“Unë i kam shkuar në Ministri, në këtë far hasmërie që e kemi politike, unë nuk kam inati person me askënd, në bela nuk jam me ta, unë e kam për mospajtime. Me pajtueshmëri, e kam marrë letren, kam shku, e kam protokolu, e kam takuar Mimozën, i kam thënë fol me Ministrin e Financave, tregoi, sqaroja, nuk është i pabazuar, nuk është se jam zgju një mëngjes dhe e kam shkruar këtë letër, por jam konsultuar me njerëz në mënyrë që të bëhen disa veprime”, tha ai.

Tutje, Tahiri kritikoi mënyrën se si është trajtuar kjo çështje nga ana e Ministres, duke theksuar se ajo ka marrë një përgjegjësi që, sipas tij, nuk i takon.

“Ajo e mori një barrë që nuk i takon, nëse e ka pasur urdhër është gjë tjetër, për këtë çështje flet kabineti qeveritar, nuk mundesh prej shkallëve të një Ministrie, nuk bëhet kjo punë, kjo duhet të diskutohet, me tregu pse nuk bëhet”, tha ai në Klan Kosova.

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop