March 25, 2026
1 min read

Policia me Doganën zbulojnë një lokacion të grumbullimit të mallrave kontrabandë

Njësia e Task-Forcës, e përbërë nga Policia dhe Dogana, konkretisht Drejtoria Rajonale Kufitare Jugu dhe Njësia Anti-kontrabandë e Doganës së Kosovës, pas pranimit të një informate rreth kontrabandës së mallrave, ka ndërmarrë veprime operative duke arritur të identifikojë një lokacion që shërbente si pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë.

Sipas policisë, kontrolli në këtë lokacion është realizuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar 27,000 copë filtra të ndryshëm, 91 kg duhan i përpunuar, i gatshëm për treg dhe 700 poçe elektrike 100W.

Të gjitha mallrat e sekuestruara janë dorëzuar te Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop