by
March 27, 2026
1 min read

A i kishte ofruar para Naim Murseli për vrasjen e Liridona Ademajt? Flet Kushtrim Kokalla

Në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, po paraqet mbrojtjen e tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla.

I pyetur nga trupi gjykues se a kishte marrë pjesë në varrimin e të ndjerës, Kokalla u përgjigj me “po”.

Ndërsa tha se në varrim pos Naim Murselit, kishte takuar gjithë familjen e tij, e që shtoi se ndërmjet familjes Murseli dhe familjes Kokalla ka 60 vjet miqësi.

“Aty e kam takuar Naimin dhe gjithë familjen e Naimit… 60 vite miqësi, kemi pasur raporte të mira, kurrë diçka të keqe me ta”, tha Kokalla.

Kokalla u pyet nëse Naim Murseli i kishte ofruar të holla atij për vrasjen e Liridonës, fakt të cilin e kishte pranuar në polici.

“Nuk më kujtohet që më ka bërë ofertë për vrasje të Liridonës”, tha fillimisht ai.

Megjithatë, pasi trupi gjykues i tha se në polici ka deklaruar se “Para më ka ofruar, por unë nuk kam pranuar as para as pas rastit”, Kokalla e pranoi që kështu qëndron e vërteta.

“Po më kujtohet, është e vërtetë”.

Latest from Blog

Benita ndan rrugët me menaxherin e saj?

Banorja e zhurmshme e edicionit të katërt të “BBVK” Benita Zena ka kohë që ka paralajmëruar “Bugatti 2”. Mirëpo deri më tani akoma nuk ka “goditur” me këtë projekt,. Burimet e bëjnë

Aksident rrugor në Vlorë, lëndohen dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet
Go toTop