by
March 27, 2026
1 min read

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata mbyll dyert për media pas paraqitjes së Kokallës

Është mbyllur për media seanca e sotme gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, për të cilën akuzohet ish-bashkëshorti, Naim Murseli.

Seanca do të vazhdojë me diskutimet për jetën private të çiftit.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë edhe Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla.

Ky I fundit para trupit gjykues ka paraqitur mbrojtjen e tij, ku ka deklaruar se i kujtohet që në natën kur është kuptuar vrasja, sipas tij, Naim Murseli i ka thënë “e kreva punën”.

“Po më kujtohet që ma ka thënë këtë, i kam thënë mos më fol për kësi gjëra mua, as nuk më ka interesuar”, deklaroi mes tjerash ai

Latest from Blog

Benita ndan rrugët me menaxherin e saj?

Banorja e zhurmshme e edicionit të katërt të “BBVK” Benita Zena ka kohë që ka paralajmëruar “Bugatti 2”. Mirëpo deri më tani akoma nuk ka “goditur” me këtë projekt,. Burimet e bëjnë

Aksident rrugor në Vlorë, lëndohen dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet
Go toTop