by
April 1, 2026
1 min read

Ekzekutivit i kërkohet më shumë transparencë për procesin integrues të Kosovës në BE

Transparencë më të madhe nga qeveria në procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian u kërkua të mërkurën në Komisionin parlamentar për  Integrime Evropiane.

Kryetarja e komisionit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke diskutuar për shqyrtimin e planit të punës së komisionit e konsideroi të nevojshme që kryenegociatori i Kosovës për integrim në Bashkim Evroian, Jeton Zulfaj të vjen në komision për raportin gjatë këtij muaji.

Sipas saj, duhet të ftohen edhe ambasadoret e akredituar në Prishtinë për të marrë perspektivën e tyre për rrugën e Kosovës drejt unionit evropian.

Mirëpo sipas saj në agjendë thirrja e ambasadorët duhet te ndodh në muajin maj, pasi të shihet si përmbyllet çështja e presidentit, pasi BE-ja ka prioritet edhe stabilitetin institucional në Kosovë.

Kërkesë të ngjashme adresoi edhe deputetja tjetër opozitare nga AAK-ja, Time Kadrijaj.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit nga radhët e LVV-së, Liza Gashi, theksoi nevojën e organizimit edhe të një tryeze të përbashkët me të gjithë ambasadorët e huaj të BE-së.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop