by
September 19, 2025
1 min read

Uglanin nga Komuna e Mitrovicës së Veriut thotë se është miratuar vendimi për emërtimin e rrugëve

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka  miratuar vendimin për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve në Mitrovicën e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit Komunal atje, Nexhad Ugljanin në Kontakt Plus.

“Vendimi për emërtimin ose riemërtimin e rrugëve në Mitrovicën e Veriut u miratua nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal”, tha ai.

Kur u pyet se kur qytetarët mund të presin vendosjen e tabelave të reja, ai thotë: “Shumë shpejt”.

“Por kjo nuk varet më nga Kuvendi, sepse ai e miratoi atë vendim. Komisioni punoi për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve”, tha Uglanin.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop