by
April 3, 2026
1 min read

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklin.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjatë të cilit janë paraqitur prova, dëshmitarë dhe argumente nga të dyja palët, trupi gjykues ka marrë vendim përfundimtar duke e dënuar të akuzuarin me 24 vjet burgim.

Rasti i Erona Coklit ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe ka nxitur reagime të shumta, duke rikthyer në vëmendje çështjen e dhunës ndaj grave dhe nevojën për drejtësi dhe masa më të forta parandaluese.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop