by
April 3, 2026
1 min read

Kosova më pro-amerikanja sipas Gallup, Ambasada e Kosovës: Testament i partneritetit të fortë

Kosova është vendi me opinion më pozitiv sa i përket Shteteve të Bashkuara, duke lënë mbrapa Izraelin dhe Shqipërinë. Kështu thuhet sipas të dhënave të sotme të publikuara nga “Gallup”.

Në top pesëshe janë edhe Polonia, Shqipëria dhe Filipinet, shtete këto që kanë opinion negativ kundrejt Kinës.

 Nga ana tjetër, Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu tregojnë përafrimin më të fortë relativ me Kinën, megjithëse, në mënyrë të dukshme, preferencat e tyre pasqyrojnë negativitet të thellë ndaj SHBA-së më shumë sesa entuziazëm të fortë për Kinën.

Ambasada e Kosovës në Uashington ka reaguar duke e cilësuar këtë si testament të lidhjes së fortë SHBA-Kosovës.

“Sipas raportit të fundit nga Gallup, Kosova regjistron miratimin më të lartë neto relativ për Shtetet e Bashkuara në mbarë botën. Një tjetër dëshmi e partneritetit të fortë dhe miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona!”, ka shkruar Ambasada.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop