by
April 6, 2026
2 mins read

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje gjatë 24- orëve të fundit në Obiliq, Prishtinë, Pejë, e Gjakovë ku në disa prej tyre ka pasur të lënduar.

·         Obiliq 05.04.2026-08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ai pas një mosmarveshjeje ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij viktimënf/k. Palët janë shoqëruar në stacionin policor. Ata kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë  05.04.2026-02:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe ata kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë 05.04.2026-23:15. Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ankuesje f/k është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari m/k. Pala ankuese është intervistuar. Rasti nën hetime.

·         Prishtinë 05.04.2026-23:10. Raportohet se pas një aksidenti në garazhin e banesës çifti bashkëshortor të dyshuarit kosovar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 05.04.2026-08:20. Dyshohet se i dyshuari m/k i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe e kishte kanosur babanë e tij  m/k. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

DHUNË NË FAMILJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë 05.04.2026-12:50. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar/e, burrë e grua. E dyshuara ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa ata janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 05.04.2026-22:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi ai kishte pasur diskutim me tone të larta me motrën e tij viktimën femër. Me urdhër të prokurorit  është inicuar rasti i larcekur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop