Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë kombëtare dhe solidaritetit ndërfetar gjatë luftës në Kosovë.
Ky nderim atij iu bë “Post mortem”, nga Presidentja Vjosa Osmani, pasi ai vdiq të enjten e kaluar.
Derisa sot, homazhe bëri ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në Velezhë të Prizrenit, atje ku edhe do t’i jepet lamtumira e fundit.
Në librin e zisë ajo shkroi:
“Shpreh mirënjohjen më të lartë institucionale për të ndjerin Dom Kelmend Spaqi. Jeta dhe vepra e tij do të mbeten udhërrëfyes për shumë gjenerata. Trashëgimia e tij do të nderohet përherë. Ngushëllime familjes, qytetarëve dhe Kishës Katolike”, shkroi ajo.