by
April 6, 2026
1 min read

PDK merr ftesë nga Kurti, por ende s’është caktuar takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka ftuar në takim partitë opozitare për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Takimet kanë filluar tashmë, ku Kurti është takuar me Lumir Abdixhikun nga LDK-ja, ndërsa ende nuk ka një agjendë të qartë për liderët e tjerë opozitarë.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Kurti, por ende nuk është caktuar koha e takimit. Një zyrtarë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka thënë Indeksonline se  ftesën nga Kurti e kanë marrë javën e kaluar, por ende nuk është caktuar se kur do të mbahet takimi.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop