by
April 6, 2026
1 min read

Abdixhiku: Do të vazhdoj konsultimet me liderët politikë për zgjedhjen e presidentit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti që rezultoi pa një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se përveç takimit të sotëm me Kurtin, do të vazhdojë konsultimet me liderët politikë për arritjen e një marrëveshjeje në kuadër të zgjidhjes së kësaj çështje.

“Në funksion të këtij angazhimi, përveç takimit të sotëm, do të vazhdoj konsultimet me të gjithë liderët politikë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. LDK do të jetë e përkushtuar në secilën ditë të mbetur. LDK beson se vendi ka nevojë për një President që përfaqëson unitetin, garanton balancën institucionale dhe respekton frymën kushtetuese të Republikës. Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë dhe në shërbim të stabilitetit të vendit”, shkroi mes tjerash i pari i LDK-së.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop