by
April 7, 2026
1 min read

”Me PDK-në çështja e presidentit zgjidhet për 5 minuta”

“5 minuta punë”.

Kaq duhet për ta gjetur zgjidhjen rreth çështjes së Presidentit sipas analistit Dardan Sejdiut.

Ai shpjegoi se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i interesuar të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, kryhet kjo.

“Problemi i presidentit është inekzistent. Problemin e presidentit e krijon ky, e sajon ky e mirëmban. Nëse ke thënë sot që me LDK-në s’bëhet kjo punë me Bedri Hamzën, me PDK-në kryhet kjo punë”, deklaroi Sejdiu.

Gjatë ditës së djeshme, lideri i VV-së pati një takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, ku diskutoi rreth temës së presidentit, për të cilin u shpreh optimist se do të gjendet një zgjidhje brenda afatit të mbetur.

Po ashtu tha se shpreson ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop