by
April 7, 2026
1 min read

“Kontrata koletive po dëmton shumë komunat”, Ibrahimi: Për 3 muaj u morën mbi 31 milionë euro

Komunat po përballen me problemet e njëjta, të trashëguara nga viti paraprak.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, këto lidhen me zbatimin e kontratës kolektive.

Ibrahimi në emisionin ” Fol me Arin” ndeklaroi se vetëm në 3 muajt e para të këtij viti komunave nga llogaritë u janë marrë mbi 31.5 milionë euro.

“Këto janë për shkak të obligimeve nga kontrata kolektive në shumicën e rasteve dhe kjo po i dëmton Komunat e Republikës së Kosovës në mosbatimin e shumë investimeve kapitale dhe gjithashtu po e dëmton qytetarin në mënyrë të drejtpërdrejtë”, deklaroi Ibrahimi.

Ai theksoi se më e dëmtuara në këto tre muajt e parë është Komuna e Prizrenit, ku i janë marrë 12-13 milionë euro.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop