by
April 7, 2026
1 min read

Deklarata për Abdixhikun, LDK i reagon Ramush Haradinajt

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka deklaruar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt që ka kritikuar takimet e kreut të partisë me Albin Kurtin.

Lushaku ka thënë se këto interpretime nuk i shërbejnë dialogut ndërpartiak.

“Kërkesa e Kryetarit të LDK-së, z. Abdixhiku, për takim dhe diskutim me z. Haradinaj ka qenë një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit të nevojshëm në rrethanat aktuale.
Fatkeqësisht, në vend të një qasjeje që do të kontribuonte në frymën e bashkëpunimit, kemi parë interpretime që nuk i shërbejnë dialogut të domosdoshëm ndërpartiak.
Besojmë se në momente të rëndësishme për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike” thuhet në reagimin e Lushaku-Sadriut.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop