by
April 7, 2026
1 min read

15 milionë franga për një Xhami nga shqiptarët në Zvicër, ekspertja: Kujdes me menaxhimin

Komuniteti shqiptar në Zvicër po planifikon ndërtimin e një xhamie që kushton hiq më pak se 15 milionë franga.

Hoxhë Ladi, e mirëpriti këtë hap i cili tha se gëzohet jashtë mase për këtë.

“Për neve është një lajm shumë i gëzuar. Dhe shpresojmë që të ndërtohen sa më shumë vendet ku përhapet paqe, dituri, mirësi. Sidomos ne në Shqipëri e kemi vuajtur mungesën e xhamive. Për 50 vjet kemi jetuar në mungesë të tempujve ku adhurohet Zoti”, deklaroi ai.

Derisa ekspertja e migracionit në Zvicër, theksoi se duhet pasur kujdes në lidhje me menaxhimin e debatit në lidhje me këtë çështje.

“Rreziku mund të ekzistojë që nëse menaxhohet keq atëherë merr një konotacion krejt tjetër e kjo do të ishte shumë e dhimbshme”, deklaroi Besa.

“Sa kam hulumtuar unë, deri më tani është mbajtur veç një takim ku janë mbledhur mbi 3 milionë franga. Njëra nga financuesit dihet, është Presidenti i Bashkësisë Islame boshnjake që i ka dhanë 50 mijë franga”, theksoi ajo. 

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop