Screenshot
by
April 8, 2026
1 min read

Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij në Gjakovë, prokuroria jep detaje

Një burrë është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Lidhur me rastin e rëndë që dyshohet se ndodhi në Gjakovë, detaje dha Prokuroria Themelore.

Në një përgjigje për Klankosova.tv bëhet e ditur se brenda afatit ligjor do të kërkohet edhe paraburgim ndaj të dyshuarit.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual” dhe ndaj të njëjtit Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policin e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Rasti ka të bëjë me të mitur dhe raste me të mitur sipas dispozitave ligjore janë të mbyllura për publikun”, thuhet në përgjigjen.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop