Sociologia Ambera Kelmendi ka folur për traditën e synetisë së djemve në shoqërinë shqiptare dhe mënyrën se si organizohen festat në këtë rast.
Ajo ka deklaruar në emisionin “Ora 7” se po i pëlqen që synetia në disa raste po bëhet në moshë të hershme, duke thënë se kjo është më e lehtë si për fëmijën ashtu edhe nga aspekti psikologjik.
“Po më pëlqen që po bëhen kur po janë të vegjël, zakonisht fëmijët po i bëjnë në moshë të vogël, qoftë ditën e lindjes, ose ditën e tretë, që është shumë më e lehtë për ta, shërimi është shumë më i shpejtë, e tjerë e tjerë, dhe në aspektin psikik shërimi është shumë më i shpejtë, dhe s’po tham se nëse mbetet në psikikën e tij ka me qenë diçka negative, por unë kam dëgjuar shumë që kur janë rritur.., nuk është normale kjo. Pse me bë këtë?”, tha ajo.
Njëherësh, Kelmendi tha se ahengjet në këtë rast duke i ikuar “madhështores”, i sheh si më të mira.
“Unë mendoj sa më personal, sa më intim, sa më familjar me qenë, dyqysh është më lezetshëm”, theksoi Kelmendi.