by
April 9, 2026
1 min read

‘E domosdoshme dhe urgjente’, profesor Baraliu: Kushtetuta duhet të ndryshohet

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës ka nevojë për ndryshime, e për këtë duhet edhe vullnet politik.

Në emisionin “Ora 7”, ai ka folur për përmbajtjen e nenit të parë të Kushtetutës, duke krahasuar formulimet me ato të disa shteteve të rajonit.

“Në nenin e parë, në paragrafin e parë, duhet të shkruhet Kosova është shtet i shqiptarëve dhe i komuniteteve të tjera që jetojnë në të, por nuk shkruhet kështu. Për shembull në Kushtetutën e Malit të Zi, kështu shkruhet, dhe në shumicën e kushtetutave, në Maqedoni e kështu me radhë, por megjithatë, pavarësisht rëndësisë historike, ka nevojë të domosdoshme dhe urgjente që të ndryshohet, mirëpo për këtë duhet vullnet politik”, deklaroi ai.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop