by
April 9, 2026
1 min read

Haradinaj: Në 5 vitet e fundit Kushtetuta është shkelur shpesh, kjo praktikë duhet të ndalet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në shënimin e Ditës së Kushtetutës, duke ngritur shqetësime për shkelje të shpeshta të saj gjatë viteve të fundit.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj është shprehur se Kushtetuta e Kosovës, si dokument themelor i shtetit, përfaqëson idealet e luftës për liri dhe shtetësi, duke garantuar të drejtat e qytetarëve dhe barazinë para ligjit.

Ai ka theksuar se në pesë vitet e fundit janë regjistruar shkelje të shumta përmes vendimeve dhe veprimeve që i cilësoi si antikushtetuese.

“Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi. Kjo Kushtetutë moderne është gardiani që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve, shtetin e pavarur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim.

Në 5 vitet e fundit, kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese duke anashkaluar qëllimisht parimet e saj. Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht”, ka shkruar Haradinaj.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop