by
April 10, 2026
1 min read

Behrami: Çështja e presidentit është e mbyllur, Kurti është njeri i prodhimit të krizave

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se çështja e presidentit të vendit është tashmë e mbyllur, duke theksuar se sipas tij kjo është vendosur nga kryeministri Albin Kurti.

“Mendimi im personal është që kjo çështje është e mbyllur, meqë këtë temë e ka mbyllur zoti Kurti, presidenten e ka zgjedh, ajo është Albulena Haxhiu, ato do të mundohet ta mbajë jo vetëm dy muaj, tre muaj, po përtej gjashtë muajit i cili është i specifikuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kështu që unë e shoh kështu rrjedhën, ai njeriun më lojal të vetin e ka në zyrën e presidentit dhe nuk i duhet as asnjë president tjetër”, tha ai.

Behrami ka shtuar se vendi pritet të shkojë në zgjedhje, ndërsa ka akuzuar Kurtin për krijim të krizave politike, duke përmendur edhe qëndrimet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Po meqë kjo çështje është e mbyllur, meqë Kosova ka me shku në zgjedhje sipas interpretimit tim personal, ai mund të bëjë lojëra të tilla po që nuk kanë me pas efektin qysh e presin qytetarët. Pra ky njeri është për prodhimin e krizave dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje në Këshillin e Sigurimit e forcon edhe më shumë bindjen time që Albin Kurti sa më shpejt dëshiron zgjedhje që t’i rikthehet edhe njëherë ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe e ka edhe ushtruesen e detyrës së presidentit edhe i tërë shteti i Kosovës do shndërrohet në një shtet u.d., aty ai e gjen veten në këto kriza pra do të krijojë kriza, do të mundohet t’i mirëmbajë këto kriza”, tha ai.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop