by
April 10, 2026
1 min read

“S’ka logjikë me fillu me vonesë”, Tahiri kërkon respektim të orarit të seancave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës së Kuvendit i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kërkesë për respektim të orarit të fillimit të seancave.

Tahiri theksoi se seancat duhet të nisin në kohën e përcaktuar dhe jo me vonesë.

“E kam një kërkesë për ju si udhëheqëse e këtij institucioni, (Albulena Haxhiu) që kur të thirret seanca në ora 10:00, të fillojë në ora 10:00. Të vjen kush të vjen, kryetarja duhet të jetë këtu, sepse s’ka logjikë ora është tash 11:00 dhe seanca ka pas me nis në ora 10:00. Me fillu një orë me vonesë nuk ka logjikë, nuk ka kuptim”, tha Tahiri.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop