by
April 10, 2026
1 min read

Miratohet propozimi i LDK-së, Rezoluta për çmimet e naftës zhvendoset si pikë e gjashtë e rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë mbështetje propozimit të LDK-së që pika e rendit të 9-të të ditës të zhvendoset si pikë e rendit të 6-të e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit, do të shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës si pikë e 6-të e rendit të ditës pas kërkesës së LDK-së.

Ky propozim gjeti mbështetjen e 81 deputetëve që votuan për, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop