by
April 10, 2026
1 min read

“Unë studioj shqip falë UÇK-së” – nis protesta në Pejë në mbrojtje të vlerave çlirimtare

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” kanë nisur protestën në Pejë, në sheshin e qytetit.

Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se përveç studentëve, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, të cilët po mbajnë pankarta me mbishkrime si “Unë studioj shqip falë UÇK-së”, “Stop fyerjeve ndaj UÇK-së”.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta ka për qëllim mbrojtjen e vlerave çlirimtare, duke theksuar se kjo nismë nuk lidhet me mbështetje ndaj një individi të caktuar.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop