April 10, 2026
1 min read

Shembja e rrugës në Prishtinë, Përparim Rama njofton për 30 mijë euro gjobë investitorit

Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i shqiptojë gjobë investitorit dhe përfaqësuesit ligjor në rastin e shembjes së rrugës  “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet.

Kreu Përparim Rama tha se investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5, prandaj është iniciuar procedurë kundërvajtëse, duke u shqiptuar gjobë prej  30,000 € për kompaninë dhe 3,000 € për përfaqësuesin ligjor.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinjerëve mbikqyrës!”

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid035ptRNjALBpmEg7t5mbpUrqGy1KSjYRgpfPiAQHJgQ16sHJWifZVnUsuD2qgyecWdl&show_text=true&width=500

Latest from Blog

Go toTop