Një burrë ka njoftuar Policinë e Kosovës se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 11 prill dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Nikë Prelaj, Prishtinë 11.04.2026 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”.