Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Lipjan, ku një grua ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe i është dëmtuar telefoni gjatë konfliktit.
Ngjarja ka ndodhur më 12 prill rreth orës 12:00 në rrugën “Zylfije Gashi”.
Siç mëson Sinjali, viktima Rr. Q-S (33-vjeçare) ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me burrin e saj B. S. (38-vjeçar), situata ka eskaluar në dhunë fizike.
Sipas saj, i dyshuari e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedon edhe raport mjekësor.
Po ashtu, gjatë incidentit, i njëjti i ka thyer edhe telefonin personal, të modelit iPhone 14 Pro Max.
Në rast janë përfshirë hetuesit e dhunës në familje dhe Qendra për Punë Sociale, të cilët kanë ndërmarrë veprimet përkatëse.
Sinjali mëson se pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është në procedurë.