April 18, 2026
1 min read

Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik, KEDS në vendngjarje

Një laborator i madh i drogës u zbulua sot në një fshat të Pejës bashkë me kapjen e një sasie të substancave narkotike.

Për këtë Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë nisën një aksion. Përveç tyre, në vend të ngjarjes shkoi edhe ekipi i KEDS meqë laboratori ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.

“Edhe ekipi i KEDS në vend të ngjarjes, të cilët kanë konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Latest from Blog

Go toTop